Sport

Renditja dhe pikët e 30 kandidatëve për Topin e Artë


Lionel Messi arriti të fitojë Topin e Artë për herë të shtatë në karrierën e tij, duke lënë prapa ndjekësin më të afërt, Cristiano Roanldo-n me pesë.

Futbollisti i Paris Saint Germain, këtë herë mposhti konkurrencën e sulmuesit të Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski-n, i cili u rendit në vendin e dytë.

Messi në këtë rast u rendit i pari me 613 pikë, 33 më shumë se polaku, i cili doli i dyti me 580 pikë.

Në vendin e tretë u rendit mesfushori i Chelsea-t, Jorginho, me 460 pikë, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me klubin e tij si dhe Kampionatin Evropian me Italinë.

 

Derisa “Top 5” mbyllet nga sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema, me 239 pikë dhe mesfushori tjetër i Chelsea-t, N’Golo Kante me 186 pikë.

Kurse, pas 14 vjetësh, Cristiano Ronaldo këtë herë gjendet jashtë pesë futbollistëve më të votuar për Topin e Artë.

Pikët dhe renditja e 30 kandidatëve për Topin e artë:

1 –  Lionel Messi 316 pikë

2 – Robert Lewandowski 580 pikë

3 – Jorginho 460 pikë

4 – Karim Benzema 239 pikë

5 – N’Golo Kante 186 pikë

6 – Cristiano Ronaldo 178 pikë

7 – Mohamed Salah 121 pikë

8 – Kevin De Bruyne 73 pikë

9 – Kylian Mbappe 58 pikë

10 – Gianluigi Donnarumma 36 pikë

11 – Erling Haaland 33 pikë

12 – Romelu Lukaku 26 pikë

13 – Giorgio Chiellini 26 pikë

14 – Leonardo Bonucci 18 pikë

15 – Raheem Sterling 10 pikë

16 – Neymar 9 pikë

17 – Luis Suarez 8 pikë

18 – Simon Kjaer 8 pikë

19 – Mason Mount 7 pikë

20 – Riyad Mahrez 7 pikë

21 – Lautaro Martinez 6 pikë

22 –  Bruno Fernandes 6 pikë

23 – Harry Kane 4 pikë

24 – Pedri 3 pikë

25 – Phil Foden 2 pikë

26 – Gerard Moreno 1 pikë

27 – Nicolo Barella 1 pikë

28 –  Ruben Dias 1 pikë

29 – Luka Modric  0 pikë

30 – Cesar Azpilicueta 0 pikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore