Shqipëria

Rama: Veçimi i Shaqirit dhe Xhakës, përdorim politik dhe jo dinjitoz


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës së mbajtur këtë të diele të 4 dhjetorit është pyetur se “pse ai nuk ka reaguar pas fitores së Zvicrës me Serbinë”, konkretisht një reagim për dy lojtarët me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën.

Rama tha se nuk e kuptonte insistimin e pasjes së një reagimi nga ana e tij, pasi ai nuk është kryeministër i Zvicrës.

“Nëse do t’i ndaja nga kombëtarja e Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën do t’i përdorja ato për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze”, tha kryeminsitri duke shtuar se fitorja është e një ekipi kombëtar të një shteti tjetër.

Sipas kryeministrit, nëse do bënte një veprim të tillë do të ishte “një fryrje e zjarrit të një nacionalizmi qesharak”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore