Shqipëria

Rama uron shqiptarët për pavarësinë e Kosovës: Ditë e bekuar


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar përmes një video-mesazhi ditën e pavarësisë së Kosovës.

“Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ishte mesazhi i kryeministrit.

Në video shfaqen pamjet e dëshmorëve të rënë gjatë luftës dhe atyre që i kanë ende shenjat e luftës.

Mesazhi përmbledh figurat më të rëndësishme që ndihmuan në këtë arritje historike.

Fillimisht, komandantin Adem Jasharin dhe udhëheqësin intelektual Ibrahim Rugova.

Në përmbyllje mesazhi përfshin edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Shteti më i ri në Evropë, shënjon të mërkurën 14-vjetorin e pavarësisë.

Asambleja shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008, pavarësisht kundërshtimit nga anëtarët serbë.

Kosova tanimë njihet nga 117 shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Izraeli u bë shteti i fundit që njohu pavarësinë e saj në vitin 2021.

Serbia, Rusia dhe Kina janë ndër vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtinës ende sot e kësaj dite i mungon anëtarësimi në OKB për shkak të vetos së Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore