Shqipëria

Rama: UNMIK ka mbaruar punën në Kosovë, do ta themi edhe në Këshill të Sigurimit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me shefen e re të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, i cili ka shprehur se është mbresuar pozitivisht nga ajo.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Twitter, Kryeministri Rama ka bërë të ditur qëndrimin e tij, lidhur me punën që UNMIK-u ka bërë në Kosovë, dhe se do shprehet edhe në Këshillimin e Sigurisë për këto qëndrime.

“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën“, shkroi Rama në Twitter.

Si Edi Rama, mendon edhe Qeveria e Kosovës, që detyra e UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar.

Shqipëria aktualisht e ka presidencën ne këshill te sigurimit, meqë ia mundëson rrotacioni, dhe president është Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha.

Ndryshe, UNMIK-u vazhdon të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK, u vendos në Kosovë për herë të parë në qershor të vitit 1999.

Ky mision kishte për qëllim që të shërbente si prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Aktualisht, UNMIK-u ka prani shumë të kufizuar në Kosovë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA), përsëritën kërkesën për mbyllje të këtij misioni në Kosovë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore