Shqipëria

Rama thotë se raporti i Dick Marty-t u prodhua në Kremlin


Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh se raporti raporti i Dick Marty-t kundër UÇK-së, është prodhuar në Kremlin dhe më pas ka arritur në arenën ndërkombëtare.

Kjo, duke u marr më pas si fakt në një kohë që nuk ka asnjë provë.

Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KiE-s.

“Nuk ekziston, kemi pritur me durim që të shohim nëse do dilte diçka edhe pse e dinim që asgjë s’do të dilte, është një fantazi e pastër e mirë fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë inteligjente e trafikuar në kanalet ndërkombëtare dhe e sjell këtu”, shtoi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore