Shqipëria

Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së – Programi dhe përparësitë e presidencës së Shqipërisë në KS


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasditën e 31 majit ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurisë të OKB-së.

Takimi vjen një ditë para se Shqipëria të marrë zyrtarisht presidencën e KS në OKB.

Shqipëria do të jetë në krye të këtij institucioni deri më 1 korrik.

Kryeministri Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, diskutoi me Guterres për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB-së, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Shqipëria është bashkuar me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore