Lajme

Rama me zgjidhje të përkohshme për rrugën “Muharrem Fejza”


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka vizituar rrugën “Muharrem Fejza” e cila tash e një kohë është vështirë e qarkullueshme.

Rama ka thënë se problemi të cilin janë duke e trajtuar në këtë rrugë, “kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme”.

Ndërkaq, për të lehtësuar këtë problem, Rama ka marrë një vendim të përkohshëm për banorët e kësaj lagjeje.

“Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka theksuar se për këtë së bashku me ekipin e tij janë duke punuar për një zgjidhje.

“Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje, kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit”.

Ndryshe, më 22 korrik, banorët e lagjes Mati 1, në Prishtinë, konkretisht ata që jetojnë në rrugën  “Muharrem Fejza”, kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre me zvarritjen e punimeve nga ana e komunës së Prishtinës për rregullimin e kësaj rruge.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste Dren Shahini, ka thënë mos rregullimi i kësaj rruge po u shkakton telashe të mëdha.

“Tash e katër muaj na kanë futë në një përditshmëri dhe mjerim, kanë filluar punimet pa i njoftuar qytetaret e kësaj lagje dhe pa i hapur rrugët alternative” ka thënë Shahini.

Megjithatë, protesta e banorëve ka përfunduar qetë, derisa banorët kanë paralajmëruar që protestën radhës do ta mbajnë para objektit të Komunës së Prishtinës, në rast se nuk rregullohet rruga ditëve në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore