Lajme

Qeveria skoceze shpalos planin e parë shëndetësor për gratë


Gratë në Skoci jan angazhuar për të zvogëluar kohën e pritjes për diagnostikimin e endometriozës nga mbi tetë vjet në më pak se 12 muaj. Ky dokument prej 68 faqesh në të cilin ofrojnë plane të kujdesit pas abortit dhe zgjerimin e aksesit në shërbimet e menopauzës janë pjesë e planit të parë shëndetësor të grave të qeverisë skoceze, të publikuar të Premten.

Në fazën e parë të planit shohim “angazhimi afatgjatë për të zvogëluar pabarazitë shëndetësore për gratë”. Dokumenti gjithashtu ceku krijimin e një fondi për të mbyllur boshllëqet mbi njohuritë shkencore dhe mjekësore dhe të përmirësojë informacionin dhe ndërgjegjësimin publik për simptomat dhe rreziqet e sëmundjeve të zemrës për gratë.

Pas paraqitjes së planit shëndetësor, Maree Todd, ministre e shëndetësisë së grave, pohoi se kishte prova të mjaftueshme që gratë kanë nevojë për më shumë informacion dhe mbështetje nga institucionet mjekësore.

“Rezultatet e shëndetit për gratë janë më të varfra se ato për burrat në disa fusha të rëndësishme jetësore siç është shëndeti i zemrës,” tha ajo në BBC Radio në Skoci.

“Gratë gjithashtu kanë nevoja specifike shëndetësore, të tilla si mbështetje për të menaxhuar periodat, menopauzën dhe kushtet e një endometrioze të tillë” shtoi ajo.

Endometrioza shkakton dhimbje kronike të legenit, seks të dhimbshëm, probleme të zorrëve dhe fshikëzës si dhe menstruacione të dhimbshme. Kjo prek rreth 1.5 milion gra në tërë Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

Sipas Todd, pabarazitë sistemike me të cilat përballen gratë sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore janë mjaft të dukshme. Ndërsa, James Jopling, drejtor i Fondacionit Britanik të Zemrës në Skoci, tha se sëmundja koronare e zemrës ka shkaktuar vdekjen e grave për tre herë më shumë krahasuar me kancerin e gjirit. Andaj ky plan shëndetësor u mirëprit për arsye të përmirësimit të gjendjes sa i përket ndërgjegjësimit të grave mbi simptomat e sulmeve dhe sëmundjeve të zemrës.

“Ne duhet të përmirësojmë të kuptuarit e rreziqeve për gratë dhe të rrisim ndërgjegjësimin e tyre për simptomat e një sulmi në zemër.”

Todd vuri në dukje se gratë që vuajnë nga sulmet në zemër përshkruhen se kanë “paraqitje atipike”. “Gratë nuk paraqiten në mënyrë atipike, ato paraqiten si gra. Kjo thjesht reflekton se burrat janë cilësimi i paracaktuar, “tha ajo.

Angeline Mwafulirwa, themeluesja e rrjetit afrikan të grave Sharpen-Her, mirëpriti krijimin e kompetencës kulturore në drejtim të njohjes së barrierave të cilat mund t’i pengojnë gratë të kërkojnë ndihmë.

“Shqetësimi kryesor për komunitetet tona është qasja në shërbime dhe marrja e informacionit tek ato gra që kanë nevojë,” tha ajo. “Për shembull, me menopauzën, nuk është diçka për të cilën flasim dhe që ndikon në mënyrën se si ne e perceptojmë atë që po na ndodh”.

“Ne vuajmë në heshtje dhe ka kaq shumë gra të cilat po luftojnë me gjërat me të cilat mund të marrin ndihmë. Kjo është arsyeja pse përdorimi i ambasadorëve nga komunitetet për të informuar gratë është një ide e mirë. “

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore