Lajme

“Qeveri gjithëpërfshirëse – Fitorja, jo-arrogancë”


Suhail Shaheen, zëdhënës politik i talebanëve dhe anëtar i komitetit negociues të talebanëve tha se grupi militant po zhvillon bisedime që synojnë formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan.

Shaheen flet pasi talebanët pushtuan pjesën më të madhe të vendit brenda pak ditësh dhe morën kryeqytetin, Kabul, ndërsa Shtetet e Bashkuara u përpoqën të tërhiqnin diplomatët dhe civilët e tjerë.

“Ne nuk jemi të shqetësuar sepse kemi mbështetjen e popullit të Afganistanit. Kështu që unë mendoj se legjitimiteti dhe njohja është e drejta jonë”, tha Shaheen.

Ndërsa, Mullah Abdul Ghani Baradar, udhëheqës i lartë taleban fitoren e grupit, e përshkroi si të papritur.

Ai thekson se kjo nuk duhet t’i bëjë ata arrogantë.

Luftëtarët talebanë pushtuan pjesën më të madhe të vendit në një ofensivë njëjavore pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuar nga SHBA-të dhe NATO gjatë gati dy dekadave për të ngritur forcat afgane të sigurisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore