Shqipëria

Qerreti, kjo nevojtore me “katër yje”


Gjurmë të rrugës Egnatia. Resorte me katër yje. Bregdet me plot pushues. Dhe, jo larg, erë të qelbur kanalizimesh.

Në Qerret të Kavajës, të gjitha këto i gjen të përziera bashkë.

Kanalet kulluese janë kthyer në një krim mjedisor, pasi mbetjet e hedhura aty rrjedha e ujit i çon në det.

Ndotja dhe kundërmimi i ka shqetësuar shumë banorët.

Përveç banorëve, edhe turistët që kanë zgjedhur Qerretin për t’i kaluar pushimet, kanë frikë se mund të infektohen.

Kjo gjë ka sjellë shqetësim edhe te turistët, të cilët kanë preferuar këtë sezon të shijojnë bregdetin e Qerretit.

Ankesat në drejtim të institucioneve lokale nuk kanë munguar. Por, deri tani, pa ndonjë rezultat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore