
Tash e gati një çerek shekulli, ura mbi lumin Ibër ndan në dy pjesë Mitrovicën – jugun me shumicë shqiptare dhe veriun me shumicë serbe, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Mbi urë, prej vitesh, nuk mund të kalojnë mjetet motorike, pos këmbësorëve.
Së voni, disa zyrtarë lokalë dolën me një nismë për rihapjen e plotë të urës, e cila u prit me reagime të ndryshme.
Por, si erdhi deri te bllokimi i saj?
Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë. Qëllimi ka qenë t’i kundërvihen shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
Në vitin 2014, ato barrikada janë zëvendësuar me gardhe betoni e me pemë, të cilat autoritetet vendase i kanë quajtur “Park i Paqes”.
Ky park është hequr në vitin 2016 – pas së cilës gjë është menduar që ura të hapet për qarkullim.
Në të njëjtin vit, Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për një plan të ri zbatimi, qëllimi i të cilit ka qenë tejkalimi i mosmarrëveshjeve rreth interpretimeve të ndryshme të konkluzioneve të mëparshme.
Sipas planit të ri të zbatimit, hapja e plotë e urës është menduar të bëhej në janar të vitit 2017.
Mirëpo, puna për rivitalizimin e urës ka përfunduar në qershor të vitit 2018. Në këtë projekt janë investuar 1.5 milion euro.
Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.
Vendimi u mor, por që të hapet ura mbi Ibër ka edhe shumë punë
Ndërsa Skënder Sadiku, zëvendës-kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Verore nga Inciativa Qytetare “Mitrovica”, në një prononcim për Albanian Post, pati thënë se vendimin për hapjen e urës së Ibrit e kanë marrë pas ankesave të qytetarëve të qytetit të Mitrovicës në të dy anët e Ibrit.
“Po kërkojmë ta hapim qytetin, jo vetëm ndonjë pjesë në jug apo në veri. Brenda qytetit ka pasur disa akse ku ka qenë problematik qarkullimi i veturave. Ne kemi kërkuar që në shenjë të normalizimit të lejohet edhe qarkullimi i automjeteve”, tha Sadiku për AP.
Gjashtëmbëdhjetë asamblistët e kësaj komune janë zëvendësuar dhjetorin e vitit të kaluar, pasi asamblistët paraprakë të Listës Serbe dhanë dorëheqje, si pjesë e largimit të organizuar të serbëve nga të gjitha institucionet e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës.
Shumica e asambleistëve janë shqiptarë, por në mesin e tyre janë edhe dy boshnjakë dhe një serb. Në miratimin e kërkesës për hapjen e urës më 28 prill, siç tregoi Sadiku, përfaqësuesi i komunitetit serb ka kërkuar që vendimi të shtyhet për një moment tjetër.
Në anën tjetër, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, theksoi se tani “nuk është momenti i duhur” për hapjen e urës mbi Ibër, ngase sipas tij, palët duhet të respektojnë marrëveshjen e Ohrit.
Në lidhje me rihapjen e urës së Ibrit, ka reaguar edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës (KFOR), të cilët kanë lënë të kuptohet se kjo gjë mund të bëhet vetëm përmes dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. t dhe “vijat e kuqe”.
KFOR: Rihapja e urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut politik
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha