Lajme

Protesta në Iran: Paralajmërime për masakra ndaj kurdëve në Mahabad


Aktivistët paralajmëruan për një masakër ndërsa forcat iraniane goditën me dhunë protestuesit në Mahabad në Iranin veriperëndimor të shtunën mbrëma.

Kjo, duke ndërprerë aksesin në internet dhe duke dërguar një numër të madh trupash në qytet, sipas raporteve fillestare.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Jerusalem Post”.

Organizata për të Drejtat e Njeriut “Hengaw” paralajmëroi se një “numër i konsiderueshëm” trupash ishin dërguar në Mahabad.

Sipas organizatës, ata kishin filluar të qëllonin drejt zonave të banuara, duke publikuar një video që tregonte automjete ushtarake që supozohet se ishin duke shkuar për në qytet.

Të shtëna u qëlluan ndaj protestuesve dhe banorëve në të gjithë qytetin, sipas pamjeve dhe raporteve të shpërndara në mediat sociale dhe nga aktivistët dhe gazetarët.

Në një numër videosh që thuhet nga Mahabad, banorët mund të dëgjoheshin duke bërtitur ndërsa dëgjoheshin breshëri të shtëna armësh. Është e paqartë se sa viktima janë shkaktuar në goditjen e dhunshme.

Pavarësisht goditjes, protestuesit vazhduan demonstratat e tyre gjatë natës, duke brohoritur “vdekje diktatorit” në videot e shpërndara në mediat sociale.

Partia Demokratike e Kurdistanit Iranian (PDKI) paralajmëroi se një formë e ligjit ushtarak është vendosur në dukje në Mahabad, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos qëndrojë i heshtur kundër masakrës së popullit kurd”.

Dhuna u raportua edhe në Bukan dhe Saqqez, me një video të shpërndarë nga “Hengaw” që tregon plumba të qëlluara në një shtëpi në Bukan.

Organizata raportoi se një numër shpërthimesh u dëgjuan në Marivan, Baneh, Saqqez dhe Bukan ndërsa dronët po fluturonin sipër.

Gazetarja Farza Seifikaran gjithashtu raportoi se shpërthime u dëgjuan në Saqqez.

Të shtëna me armë të rënda u raportuan gjithashtu në Piranshahr, me raporte për viktima në mesin e protestuesve, sipas gazetarit Omid Barin.

Protestat dhe grevat vazhduan në të gjithë Iranin të shtunën, mbi nëntë javë pasi Mahsa Amini u vra nga “policia e moralit” e Teheranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore