Shqipëria

Prodhimi energjetik i Shqipërisë u ul me 22% në vitin e kaluar


Prodhimi i energjisë i Shqipërisë ra me 22 për qind në vitin 2022 në 7 mijë e 2 GWh, tha rregullatori i energjisë i vendit.

Hidrocentralet e drejtuar nga operatori shtetëror i energjisë KESH gjeneruan 3 mijë e 850 GWh, një rënie prej 4.5 për qind nga viti 2021, tha rregullatori në një deklaratë.

Në frontin e energjisë së rinovueshme, impiantet fotovoltaike gjeneruan rreth 5.1 GWh, me një rënie prej 57 për qind nga viti 2021.

Konsumi i energjisë ra me rreth 5.8 për qind në 7 mijë e 900 GWh.

Eksportet e energjisë së Shqipërisë arritën në 2 mijë e 100 GWh, ndërsa importet i kaluan me 921 GWh në 3 mijë e 44 GWh.

Rregullatori ia atribuoi deficitin varësisë së lartë të vendit nga hidrocentralet, gjë që krijon boshllëqe furnizimi në kohë thatësire.

Në vitin 2021, prodhimi energjetik i Shqipërisë arriti një rekord prej 8 mijë e 415 GWh, ndërsa eksportet i tejkalonin importet me 548 GWh.

Balluku: Shqipëria do të jetë eksportues neto i energjisë në rajon brenda 2029-ës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore