Lajme

Princi i Kurorës së Abu Dhabi-t takohet me Assad-in, në fokus Siria


Princi i kurorës së Abu Dhabi-t, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Princi i kurorës së Abu Dhabi-t, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan – sundimtari de facto i Emirateve të Bashkuara Arabe – diskutoi të mërkurën zhvillimet në Siri dhe Lindjen e Mesme me presidentin e Sirisë, Bashar Assad. Njoftimi u bë nga agjencia e lajmeve “Emirates”.

Aleatët kryesorë rajonalë të Uashingtonit kanë rritur lidhjet ekonomike dhe diplomatike me Assad-in, të shmangura pas një shtypjeje të përgjakshme mbi një dekadë më parë (2011) ndaj protestave paqësore kundër sundimit të tij që u shndërruan në një luftë të shumanshme që vrau qindra mijëra dhe zhvendosi miliona.

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën misionin e tyre në Damask në fund të vitit 2018 në një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e aktorëve joarabë si Irani. Ky i fundit së bashku me Rusinë mbështet Assad-in dhe Turqinë, e cila mbështet forcat rebele. “WAM” nuk dha detaje të tjera mbi bisedimet.

Presidenti sirian Bashar Assad, në qendër, u tund me dorë mbështetësve të tij në një qendër votimi gjatë zgjedhjeve presidenciale në qytetin Douma, në rajonin Ghouta lindore, pranë kryeqytetit sirian Damask, Siri, 26 maj 2021. Ai u betua më 17 korrik, për një mandat të katërt shtatë-vjeçar në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të martën, kryeministri izraelit Naftali Bennett ishte i ftuar të bënte vizitën e tij të parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa takohej me ambasadorët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrain-it në Izrael.

Takimi i Bennett me ambasadorët e Bahrain-it dhe Emirateve, Khaled Yousif Al Jalahma dhe Mohammed Al Khajah, u mbajt në zyrën e kryeministrit në Jerusalem. U mësua se Al Khajah i bëri ftesë Bennett-it në emër të princit të kurorës.

Sipas një deklarate nga zyra e Bennett-it, takimi përfshiu diskutime mbi zgjerimin e lidhjeve, bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e të ashtuquajturave “Marrëveshje të Abrahamit”.

Jordania, një aleat i vendosur i SHBA-ve, rihapi plotësisht pikë kalimin e saj kryesor kufitar me Sirinë në fund të shtatorit. Kjo erdhi për të rritur ekonomitë në vështirësi të vendeve dhe për të përforcuar shtytjen e shteteve arabe për të riintegruar Sirinë.

Kreyministri i Izraelit, Naftali Bennett.

Mbreti Abdullah i Jordanisë foli gjithashtu me Assad-in për herë të parë në një dekadë këtë muaj, ndërsa ministrat e Jashtëm egjiptian dhe sirian u takuan muajin e kaluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York – në atë që media egjiptiane tha se ishte takimi i parë në atë nivel për rreth një dekadë.

“Marrëveshja e Abrahamit”  është nënshkruar midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-të më 13 gusht 2020. Më pas nga BahrAin, Sudani dhe Maroku.

Gjatë dekadës së fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndjekur politikën e jashtme më muskulore të botës arabe në përpjekjet e tyre për të kundërshtuar lëvizjet islamike dhe ndikimin e Iranit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore