Shqipëria

Presidenti Ilir Meta dekorohet me Çelësin e kryeqytetit të Prishtinës


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, dekorohet me Çelësin e Kryeqytetit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me Çelësin e Kryeqytetit është dekoruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Meta ka uruar Ramën për detyrën e ri si dhe e falënderoi për dekorimin si qytetar nderi.

“Jam i lumtur që mesazhi është që të gjithë të rinjtë të formohet në shkolla më të mira dhe na intereson dhe mezi pres të shikojë rezultate të këtij vizioni. Nuk është e thjeshtë dhe e lehtë dhe do merrmi vendime më të mirë për komunitetin e Prishtinës dhe ta keni një kryeqytet kulturor”, deklaroi Rama.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ndërsa, kreu i kryeqytetit e ka ftuar Metën të vijë në vizita më të shpeshta në Prishtinë.

“Ne kemi pasur dëshirë me ju nderu dhe me ju falënderua për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës. Ju pres tash e tutje, jo vetëm si vizitor por edhe si qytetar nderi”, tha Rama.

Presidenti i Shqipërisë, morri ftesë nga Rama që të marrë pjesë në Bienalen Manifesta 14 e cila do të mbahet të premten në Prishtinë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta të premten e 22 korrikut.

Meta është takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca si dhe kryeministrin Albin Kurti.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke i lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore