Shqipëria

Osmani pret me ceremoni shtetërore Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta të premten e 22 korrikut.

Presidenti i Shqipërisë, do të qëndrojë këtë ditë për vizitë në Kosovë, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.

Pastaj Meta, do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe pasdite ai do ta takojë kryeministrin Albin Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke i lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore