Përballje

Premier Leauge rikthehet në aksion


Pas një pushimi prej gati dy javësh, Premier Leauge angleze rikthehet në aksion këtë fundjavë, ku mbrëmjen e së martës janë në plan për t’u zhvilluar tri ndeshje.

Takimi më interesant pritet të jetë ai mes Burnley-t dhe Manchester United, që do të fillojë në ora 21:00.

‘Djajtë e kuq’ do të udhëtojnë në këtë sfidë të detyruar për të fituar, duke pasur parasysh që lufta për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve është tejet interesante.

United aktualisht pozicionohet në vendin e katërt me 38 pikë, e ndjekur nga West Ham me 37 dhe Tottenham e Arsenal me nga 36 pikë.

Manchester United vjen në këtë takim pas atij eliminimit dëshpërues në FA Cup nga Midelsbrough, derisa Burnley nuk po kalon formë të mirë, të cilët në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë tre humbje dhe dy barazime.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe në Londër, ku do West Ham United do të jetë nikoqir i Watford-it.

Londinezët do të kërkojnë suksesin në këtë takim për të mbajtur pozicionet e favorshme në tabelë, ndërsa Watford-i momentalisht gjende në pozitën e 18-të, vend që bie nga kategoria e parë e futbollit anglez.

Edhe takimi tjetër i kësaj mbrëmje do të jetë interesant, ku Newcastle United e përforcuar ne këtë afat kalimtar dimëror, do të presë në shtëpi skuadrën e Everton-it.

Newcastle tashmë në duart e pronarëve më të pasur në botë, do të ketë esenciale pikët në ndeshjet e ardhshme, pasi që ata gjenden në një pozicion aspak të favorshëm.

Ata pozicionohen në vendin e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë, ku kanë marrë vetëm dy fitore e nëntë barazime.

Në anën tjetër edhe Everton-i po kalon në një nga format më të dobëta në kohëve të fundit, të cilët në 20 ndeshje kanë grumbulluar 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore