Sport

Premier League/ City shkatërron Norwich-in, Brentford-i vijon ecurinë pozitive


Kanë përfunduar katër ndeshje në Premier League. Manchester City ka arritur të marrë fitoren e parë për këtë sezon. Brentford-i, pas fitores ndaj Arsenal-it, ka vijuar ecurinë pozitive të rezultateve.

City i Pep Guardiola-s ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Norwich-it të Milot Rashicës. Goli i parë i takimit ishte si rezultat i autogolit të portierit Tim Krul, në minutën e 7.

Në minutën e 16, Ferran Torres shënon për 2-0, por goli i spanjollit u anulua nga VAR. Jack Grealish-i do të mendonte për golin e radhës te City-t. Anglezi shënoi golin e parë me fanellën e citizens dhe të dytin e ndeshjes në minutën e 20.

Tre golat e tjerë të City-t erdhën në pjesën e dytë. Në të 64 shënoi Aymeric Laporte, në të 71 Raheem Sterling dhe në të 84 Riyad Mahrez-i.

Leeds-i nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Everton-in. Miqtë shënuan dy herë të parët, por në të dy rastet vendasit barazuan.

Goli i parë erdhi në minutën e 30. Dominic Clavert-Lewin shënoi nga pika e bardhë. Në të 41 minutë shënoi Mateusz Klich.

Goli i dytë për Everton-in erdhi në minutën e 50 nga Demarai Gray, ndërsa ai i barazimit përfundimtar nga Raphina në të 71 minutë.

Crystal Palace ka barazuar pa gola me Brentford-in. Për vendasit kjo ishta pika e parë për këtë sezon pas dy javëve, ndërsa për miqtë pika e katërt, pas tre të parave kundër Arsenal-it.

Aston Villa ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Newcastle-t. Nga një gol në çdo pjesë shënuan vendasit.

Goli i parë erdhi nga Dani Ings në të 45+3 minutë të pjesës së parë. Goli që vuolsi shifrat erdhi në minutën e 62 nga Anwar el Ghazi. Holandezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Sfida e fundit në Premier League për të shtunën do të jetë ajo mes Brighton-it dhe Watford-it, e cila do të fillojë nga ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore