Tanët

Prapë finale, prapë medalje, prapë ar


Nora Gjakova ka shkruar historinë edhe një herë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja kosovare ka siguruar medaljen e artë për Kosovën, në kategorinë deri në 57kg.

Pas Distria Krasniqit, ajo arriti fitojë medaljen e dytë të artë për Kosovën në “Tokyo 2020”, ku në finale mposhti francezen Sarah-Léonie Cysique pasi ajo mori karton të kuq.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në “Tokyo 2020”, ndërsa medalja e tretë në dy paraqitjet në Lojërat Olimpike, pas atyre të Rio-s në vitin 2016.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo mposhti holandezen Sanne Verhagen në raundin e parë, në çerekfinale dominoi sllovenen  Kaja Kajzer, ndërsa në gjysmëfinale mposhti japonezen Tsukasa Yoshida.

Njëjtë sikurse Distria, edhe Nora e përfundoi rrugëtimin e saj në Tokio me medalje të artë për Kosovën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore