Momente

Egzon Shala mposhtet në çerekfinale


Mundësi kosovar, Egzon Shala nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri 125kg.

Ai u mposht nga iraniani Amir Hossein Zare, prej të cilit u mund në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Egzoni në ndeshjen e parë përballë algjerianit, Djahid Berrahal fitoi, por nuk arriti të mposht edhe pengesën e radhës, Amir Hossein Zare.

Megjithatë, Shala ka ende shpresë për medalje, pasi ai mund të fitojë medaljen e bronztë në repesazh.

Mundësia e kosovarit për medalje, varet edhe nga iraniani, Zare, pasi ai duhet të fitojë në gjysmëfinale, që Egzoni të ketë një mundësi për medaljen e bronztë.

Gjysmëfinalja e iranianit me mundësin e Gjeorgjisë, zhvillohet nga ora 11:15.

Kujtojmë që Kosova ka dy medalje në “Tokyo 2020”, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Nëse Egzoni arrin të fitojë medaljen e bronztë, atëherë kjo do ishte medalja e tretë për Kosovën në Tokio, dhe e katërta në dy paraqitje të Lojërave Olimpike.

 

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore