Tanët

Të artat e Kosovës takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama


Kampionet olimpike të Kosovës, së bashku me trajnerin Driton Kuka, sot vizituan Shqipërinë.

Në vizitën e tyre, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, që fituan dy medalje të arta në Olimpiadën “Tokyo 2020”, u pritën nga figurat e larta shtetërore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, trajneri Driton Kuka ka treguar se janë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ditën e përfunduam në takim me Kryeministrin Shqiptar”, shkruan Rama.

“Kryeministri Rama do të jetë afë sportit dhe sportistëve kudo që janë”.

Kurse Rama, përmes llogarisë së tij, shkruan:

“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë”

“Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore