Tanët

Pesë gjyqtarë kosovarë licencohen nga FIBA


Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka licencuar një komisioner dhe katër gjyqtarë nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), për periudhën 2021 – 2023.

FIBA këtë lajm të mirë për Kosovën, e ka bërë të ditur nëpërmjet një shkrese të drejtuar FBK-së, ku kanë bërë të ditur se gjyqtarët janë licencuar me rekomandimin e Komisionit Teknik të FIBA-s.

Komisari i Garave në FBK dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija është licencuar si Komisioner, ndërsa Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani dhe Daut Mehmeti janë licencuar si gjyqtarë.

Licencimi i personave zyrtarë të ndeshjeve nga FIBA vjen si rezultat i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe përkushtimit të FBK-së për zhvillimin e gjyqtarëve dhe basketbollistëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore