Shqipëria

Policia “zhbën” alarmin për bombë në SPAK: Njoftim i rremë


Policia e Shtetit deklaroi se njoftimi për bombë në ambientet e SPAK ishte “i rremë”.

Kjo, pas kontrollit të godinës dhe zonës përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer.

Telefonata anonime e cila lajmëronte për një bombë në brendësi të institucionit të drejtësisë ka ardhur rreth orës 11:00, në Sallën Operative.

Policia shton se po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.

Policia shtoi më herët praninë e saj në orët e mesditës pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO-së.

Këta të fundit, vijuan kontrollet duke mos konstatuar asgjë të dyshimtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore