Lajme

Policia qipriote kërkoi të hetojë përdhunimin në grup të gruas britanike


Mbështetësit e gruas britanike të mbledhur jashtë gjykatës në kryeqytetin Nikosia

Autoriteteve të Qipros po u kërkohet të nisin një hetim të ri lidhur me ankesën për përdhunim në grup nga grua britanike.

Gjykata e Lartë në Qipro rrëzoi dënimin e gruas britanike të dënuar me katër muaj me kusht për pretendime se ajo ishte përdhunuar në grup nga rreth dhjetëra izraelitë gjatë një pushimi në Qipro në vitin 2019, kanë thënë avokatët mbrojtës të hënën.

Michael Polak, i cili ishte mes një ekipi avokatësh që përfaqësonin gruan, e quajti vendimin një “moment ujëmbledhës” për gruan dhe të tjerët “në mbarë botën që e gjejnë veten në pozicione të ngjashme”.

Polak tha se Gjykata e Lartë u pajtua me mbrojtjen që gruaja britanike nuk pati një gjykim të drejtë dhe se dispozitat e rëndësishme të gjykimit të drejtë ishin “të shpërfillur plotësisht në këtë rast”.

Ai tha se “gruaja e re, e pambrojtur jo vetëm që u keqtrajtua” kur ajo raportoi përdhunimin në polici, por gjithashtu u fut në një gjyq që ishte “qartësisht i padrejtë” siç konstatoi Gjykata e Lartë.

Polak theksoi se ekipi mbrojtës e luftoi çështjen me “njërën dorë të lidhur pas shpine” dhe se “një vendim për fajësinë ishte marrë para se të fillonte procedura”.

Polak tha për agjensinë e lajmeve “Associated Press” se ndër të metat që Gjykata e Lartë vuri në dukje në hetim dhe gjyq pasues ishte se gruaja nuk kishte një avokat të pranishëm kur u mor në pyetje nga policia. Si hetuesit ashtu edhe gjyqtari gjykues “keqkuptuan thelbësisht” provat në lidhje me kohën e përdhunimit, gjë që paragjykoi procedimin ndaj gruas.

Avokatja Nicoletta Charalambidou e quajti vendimin “një ditë shumë të rëndësishme për të drejtat e grave” në Qipro dhe tha se ekipi i mbrojtjes do të përpiqet të kuptojë arsyen pse autoritetet dështuan të “hetojnë në mënyrë efektive” pretendimet për përdhunim.

Në një deklaratë, familja e gruas shprehu lehtësim që autoritetet qipriote “njohën të metat në procesin e tyre ligjor”.

“Edhe pse ky vendim nuk e justifikon mënyrën se si ajo u trajtua nga policia, gjyqtari apo ata në pushtet, ai sjell me vete shpresën se vuajtja e vajzës sime do të sjellë të paktën ndryshime pozitive në mënyrën se si trajtohen viktimat e krimit”, thuhet në deklaratë.

Avokatët mbrojtës kishin thënë se gruaja – identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur zyrtarisht dhe ishte 19 vjeç në kohën e gjyqit të saj – vuante nga një çrregullim stresi dhe i ishte bërë presion për të bërë një tërheqje “të pabesueshme”.

Ata thanë se gjyqtari “i pahijshëm” i gjykatës së ulët Michalis Papathanasiou nuk u dha avokatëve mbrojtës mundësinë për të paraqitur prova që mbështesin pretendimet e gruas.

Gjykatësi Papathanasiou tha në vendimin e tij fillestar se e pandehura grua nuk tha të vërtetën dhe u përpoq të mashtronte gjykatën me deklarata “evasive” në dëshminë e saj. Ai tha se gruaja kishte pranuar para hetuesve se ajo i kishte bërë pretendimet sepse kishte “turp” pasi zbuloi se disa nga izraelitët e kishin filmuar atë duke bërë seks konsensual me të dashurin e saj izraelit në celularët e tyre.

Një grup aktivistësh të cilët u mblodhën në shkallët e Gjykatës së Lartë dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Unë e besoj atë”, brohoritën dhe duartrokitën ndërsa shpallej vendimi.

Përpara vendimit të Gjykatës së Lartë, qeveria britanike kishte thënë se kishte ngritur “shqetësime të shumta” me autoritetet qipriote në lidhje me procesin gjyqësor në këtë çështje dhe të drejtën e gruas për një gjykim të drejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore