Kosova

Policia e Kosovës pranë KQZ-së; Kurteshi shprehet i indinjuar


Anëtari o Lëvizjes Vetëtvendosja, Sami Kurteshi, pas ndërprerjes së mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deklaroi se është thirrur Policia e Kosovës, për të siguruar institucionin.

Kurteshi shprehet i indinjuar, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë.

“Ne e dimë dhe ju e dini se cili është problemi”.

Ndërkohë që pritet për të nisur mbledhja e KQZ-së, Kurteshi, tha se kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar në takim të gjithë anëtarët e tjerë, përveç atyre të LVV-së.

Në mbledhjen e KQZ-së, pati disa përplasje mes anëtarëve dhe kryetares. Kjo erdhi pasi u rekomandua që të certifikohen të gjithë kandidatët për deputetë, pavarësisht nenit 29.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore