Lajme

Pezull në ajër dhe në ujë… (video)


Pishina që është bërë virale për shkak se qëndron pezull midis dy rrokaqiejve, ndodhet në Kopshtet e Ambasadave, në një kompleks apartamentesh luksoze në Londrën e Jugut.

Pasi BBC-ja postoi pamjet e njerëzve duke shijuar pishinën, e cila ishte ndërtuar midis dy ndërtesash, njerëzit u ndien plotësisht të pavendosur dhe ndanë pikëpamjet e tyre në internet.

Pishina që të trazon stomakun është e hapur vetëm për banorët “kurajozë”.

Webfaqja e kompleksit, duke promovuar pishinën dhe pamjen e saj që shkakton ‘vertigo’ , lexon: “E pezulluar 35 metra në ajër, Sky Pool ka kapur imagjinatën në të gjithë Londrën e përtej. Pishina e parë lundruese në botë është ekskluzivisht e hapur për banorët e Kopshteve të Ambasadave dhe mysafirët e tyre”.

“Kjo pishinë e pastër kristalore, 25 metra e gjatë, duket se pluskon në ajër. Zhytuni dhe nuk ka asgjë përveç qartësisë midis jush dhe botës poshtë. Nuk ka asnjë pishinë tjetër në botë si Sky Pool”.

Duke folur për The Guardian në fillim të këtij viti, Nadeem Iqbal i cili jeton në banesë përmes pronësisë së përbashkët tha:

“Ne kemi një vend në rreshtin e parë të Sky Pool, por gjëja e trishtë për ne, është që jetojmë në ndërtesën e pronësisë së përbashkët dhe nuk do të kemi kurrë akses në të”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore