Lajme

Petkoviç për Rashiqin: Është “Kali i Trojës i Albin Kurtit”


“Nenad Rashiq është ‘Kali i Trojës i Albin Kurtit’”, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Ai tha se Kurti po synon që të dialogojë vetëm me ata “serbë që i binden”.

“Kurti mund të ketë sukses vetëm nëse dialogun me serbët lokal”, duke e pasur fjalën për veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë në gjendje të shesin besimin e tyre për një darkë, dhe për ta ndihmuar Kurtin për të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkoviç.

Petkovic thotë se problemi është që as Rashiq e as Trajkoviq nuk kanë legjitimitet, pasi serbët e kanë votuar në masë të madhe Listën Serbe.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë për dialogun me serbët lokal, duke thënë se me Kurtin dhe Osmanin kanë komunikim të mirë.

“Unë kam përkrahë shumë herë politikën që ndjek z. Kurti sepse ka do elemente që sipas meje janë në dobi të serbëve dhe të gjitha komuniteteve. Dhe ajo është dialogu që është përmendur shumë herë që duhet të niset prej poshtë, dhe unë e kuptoj dhe e di që kjo është mënyra e vetme e cila mund të ketë sukses”.

“Po ashtu kemi simpati të madhe për shtyllën e parë të planifikimeve ose caqeve strategjike dhe ajo është zbatimi i ligjit”, ka theksuar Rashiq.

Të premten, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë në kazermën e Kurshumlisë në Serbi, u ka premtuar atyre miliona euro investime në Kosovë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore