Lajme

Petkoviç akuzon Kurtin se po bën gjithçka për një grusht votash


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkvoiç

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç ka gjuajtur përsëri akuza të rënda ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, se po bën “lëvizje të çmendura që shkatërrojnë paqen dhe stabilitetin e fituar me shumë mund në rajon”.

Në një deklaratë që kjo zyre fiktive ka publikuar, Petkoviç pyet Kurtin se si mendon të negociojë për këtë gjë me Serbinë “kur njerëzve duar-thatë në Veri u shkon me automjete të blinduara, snajperë dhe lotësjellës”.

Petkoviç thotë se Beogradi është gjithmonë në favor të dialogut dhe gati për bisedime, por shtron pyetjen se “çfarë lloj i dialogut është ai kur Kosova mban snajperë dhe tyta të gjata ndaj njerëzve tanë dhe kur liria e lëvizjes u kufizohet brutalisht”.

Ky zyrtar serb thotë se kompromisi mes dy vendeve mund të arrihet, por se sipas tij, kjo s’mund të bëhet me polici.

“Këtë le ta ketë të qartë Prishtina”, shkruan kjo zyre, derisa vazhdon të hedh kritika ndaj kryeminisrit kosovar se këto gjëra po i bën për një grusht votash.

“Ai së pari tentoi ti shtyente zgjedhjet, duke cituar pandeminë e koronavirusit. Kur ajo i dështoi, ai i’u kthye lëvizjeve të skajshme që kanë synim për të bërë fushat për zgjedhjet komunale”, ka thënë Petkoviç.

Ndërsa gjithashtu ka thënë se Kurti ka paramenduar se mund të ketë serbë besnikë ndaj Kosovës të cilit s’do ti dilnin në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore