Lajme

Pederson: Procesi politik nuk po sjell ndryshime në Siri


Geir Pedersen, i Dërguari Special i  Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, u shpreh me keqardhje për përparimin e ngadaltë të procesit të paqes në Siri. Pedersen dha një deklaratë më 29 janar, pas mbledhjes me anëtarët e Komitetit Kushtetues Sirian të lehtësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në Gjenevë.

Pedersen-i tha se i kishte transmetuar zhgënjimin e tij anëtarëve të Trupit të Vogël të Komitetit. Ky komitet përbëhet nga 45 delegatë (trupi i plotë përmban 150 anëtarë, këto anëtarë janë përfaqësues të Qeverisë, grupeve të opozitës dhe shoqërisë civile). 45 delegatët janë ngarkuar të hartojnë kushtetutën e re siriane.

“I kam konfirmuar 45 anëtarëve të trupit hartues që nuk mund të vazhdojmë kështu.  Kjo javë ka qenë një zhgënjim. Parashtrova disa çështje që mendova se duhet të jemi në gjendje t’i realizojmë para se të fillojmë këtë takim. Kam frikë se nuk kemi pasur menaxhimin për të arrijmë këto synime”, tha Pedersen-i.

Pedersen deklaroi se pritshmëritë e tij ishin të ulëta për takimin e 29 janarit, gjatë njoftimit të Këshillit të Sigurimit, më 20 janar. Procesi politik nuk po sjell ndryshime të vërteta. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme “duken larg në të ardhmen ”.

Ai përmendi mosmarrëveshjet midis dy bashkë-drejtuesve që përfaqësojmë qeverinë siriane dhe opozitën.  Pedersen shtoi se është e nevojshme një qasje e re ndaj bisedimeve, nëse ato do të vazhdojnë. Duke marrë parasysh gjendjen aktuale të bisedimeve Pedersen tha se nuk ishte në gjendje të shpallte një datë për seancën e gjashtë.

Planet e ardhshme të të Dërguarit Special përfshijnë një udhëtim të mundshëm në kryeqytetin Sirian, Damask. Ai do të zhvillojë bisedime me qeverinë. Pederson do të zhvillojë diskutime me Këshillin Kombëtar Sirian me bazë në Turqi. Koalicioni opozitar dhe përfaqësues të vendeve duke përfshirë Rusinë, Iranin , Turqia dhe SHBA-në do të zhvillojnë takime.

Siria ka qenë e prekur nga një konflikt brutal, kolaps ekonomik dhe një krizë katastrofike humanitare për rreth dhjetë vite. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA), vlerësoi se rreth 80% e popullsisë jeton në varfëri. Civilët po përballen me një sërë rreziqesh, si paqëndrueshmëria, ndalimi arbitrar, kriminaliteti dhe veprimtaritë e grupeve terroriste.

Pedersen njoftoi se do të përditësojë  Këshillin e Sigurimit mbi situatën në Siri, më 9 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore