Shqipëria

Pastrimi i detit, 310 municione historike ‘shohin’ dritën e diellit


Ambasada franceze në Shqipëri nëpërmjet një postimi në web-faqen e saj ka publikuar disa foto, ku tregohen 310 municione që janë nxjerrë nga deti gjatë një operacioni për pastrimin e tij.

“Ky aktivitet i fundit bëri të mundur në veçanti zbulimin dhe nxjerrjen e municioneve historike të kalibrave të ndryshëm, duke kontribuar në shpërbërjen e gjirit të Vlorës, një vend i rëndësishëm turistik, siguria e të cilit është përmirësuar në këtë mënyrë”, shkruan Ambasada franceze.

Aksioni u nismëtua nga flotilja e forcave detare shqiptare, të komanduara nga kapiteni i fregatës, Sabri Gjinollari.

Ambasada solli në vëmendje se Gjinollari është një ish-student i Shkollës së Luftës në Paris.

Gjatë operacionit u kryen disa aktivitete. Që nga ushtrimi i manovrimit dhe lundrimit me anijen patrulluese Oriku, ekspertiza e një rrënoje në bazën e Pashalimanit, apo kërkimi i mjeteve të pashpërthyera.

Ky bashkëpunim i frytshëm bën të mundur parashikimin e ndjekjes së aktiviteteve me interes të përbashkët me rastin e ndalesave të rradhës të Marinës Kombëtare në Shqipëri.

Pluton është anija e dytë franceze që është sjellë në Shqipëri këtë vit, pas ndihmës metropolitane të Loire në fillim të prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore