Lajme

Pas dëbimit çnjerëzor të emigrantëve, dorëhiqet ambasadori amerikan në Haiti


Oficerët e Patrullës së Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit duke patrulluar për situatën e emigrantëve nga Haiti, Meksikë, 20 shtator 2021

Diplomati amerikan në Haiti, Daniel Foote, ka dhënë dorëheqjen, në shenjë proteste për dёbimin e emigrantëve nga vendi.

“Vendimi për t’i kthyer emigrantët që ikin nga një tërmet apo paqëndrueshmëria politike, ishte çnjerëzor”, tha Foote në një letër.

Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) filluan fluturimet e dëbimit nga një qytet kufitar i Teksasit, ku rreth 13 mijё emigrantë u dyndën poshtë një ure, nё njё kamp tё improvizuar, ndërsa temperaturat shënonin 37 gradё Celsius.

Sipas agjencisë mediatike “BBC”, zyrtarët lokalë e kanë pasur të vështirë për t’u siguruar atyre ushqim.

Që nga e diela, SHBA-tё kanё kthyer në Haiti 1 mijё e 401 emigrantë nga kampi i Teksasit në kufi me Meksikën.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Foote shkruante se, “Haiti ishte një ‘shtet i shembur’ që thjesht nuk mund të mbështesë infuzionin e detyruar të mijëra emigrantëve të kthyer, të cilëve u mungon ushqimi, strehimi dhe paratë pa tragjedi njerëzore shtesë, të shmangshme”.

Pas lajmit nё fjalё, erdhi dhe reagimi i zëdhënëses sё Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë shtypi.

“I dërguari special Foote kishte mundësi të mjaftueshme për të ngritur shqetësime rreth emigracionit gjatë qëndrimit të tij. Ai kurrë nuk e bëri një gjë të tillë”, tha Psaki.

Në një deklaratë të mëvonshme, një zëdhënës i departamentit u përgjigj se Foote ishte injoruar nga zyrtarët.

Psaki i përshkroi si tё tmerrshme imazhet e oficerёve amerikanё tё hipur nё kuaj, teksa kishin rrethuar emigrantёt.

Zëdhënësja bёri me dije se kuajt nuk do tё pёrdoreshin mё nё atё zonё.

Pas fotografive të shpërndara gjerësisht, ka pasur krahasime me skllavërinë amerikane dhe keqtrajtimin historik të vendit ndaj njerëzve me ngjyrë.

Kjo çoi në presion mbi administratën e presidentit Joe Biden, ndërsa nxiti thirrjet nga Partia e tij Demokratike për t’u dhënë haitianëve azil në vend që t’i kthejnë mbrapa në vendin e tyre.

Shumë prej tyre u larguan, pasi një tërmeti shkatërrues që goditi vendin në vitin 2010. Një numër i madh u vendosën në një kamp në Brazil dhe vende të tjera të Amerikës së Jugut, nga ku udhëtuan më pas drejt veriut, pasi nuk ishin në gjendje të siguronin punë ose status ligjor.

Ky vit ka sjellë vështirësi të tjera për vendin e varfër. Në korrik, presidenti Jovenel Moise u vra dhe në gusht vendi u godit nga një tërmet tjetër vdekjeprurës.

Presidenti Biden është akuzuar për një politikë jo koherente lidhur me migracionin.

Në fushatë, ai u zotua të ndryshojë politikat e ish-presidentit Donald Trump, të cilat i konsideroi shumë të ashpra.

Për këtë, ai vendosi zëvendëspresidenten Kamala Harris në krye të çështjes, në mars.

Megjithatë kritikët thonë se, ata nuk kanë arritur të dalin me një plan konkret për të ardhmen e afërt, teksa numri i emigrantëve që vijnë në vend po arrin nivele rekord.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore