Shqipëria

Parashikimi i motit, 29 mars 2021


Dita e hënë e 29 marsit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell. E gjithë java parashikohet të jetë nën kushte të tilla atmosferike. Të premten në mbrëmje pritet të ketë reshje shiu në disa zona në veriperëndim të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 9 deri në 16 °C, në vendet e ulëta 6 deri në 18 °C dhe në vendet malore 2 deri në 13 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore