Shqipëria

Parashikimi i motit, 21 mars 2021


Dita e diel e 21 marsit do të karakterizohet nga mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.

Në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, shiu do të jetë me intensitet mesatar. Duke filluar nga pasditja reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë dhe të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore priten reshje bore, të cilat duke filluar nga pasditja do të kenë intensitet të lartë.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonën e veriut, reshjet e borës do të zbresin deri në nivelin e detit. Në pjesët e tjera të vendit, reshjet e borës do të zbresin deri në lartësitë 400-500 metër.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 7 deri në 12 °C, në vendet e ulëta 5 deri në 10 °C dhe në vendet malore -1 deri në 2 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore