Shqipëria

Parashikimi i motit, 17 mars 2021


Dita e mërkurë e 17 marsit pritet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet të jetë me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të jenë mesatare deri të dendura.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht me shtrëngata, por në kohë afatshkurtër. Në relievet mbi 800 metër do të ketë reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi mesatare 3-8m/sek. Përgjatë zonave bregdetare, luginore dhe atyre të ulëta, era për momente, do të jetë më e vrullshme dhe do të kapi shpejtësinë 15-18m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore -3°C deri në 7°C, në zonat e ulëta 0°C deri në 12°C dhe në zonat bregdetare 3°C deri në 12°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore