Lajme

Osmani takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë mbi zhvillimet e sigurisë në rajon


Vjosa Osmani dhe Linda Thomas Greenfield

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën, ka takuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.

Në Samitin  SHBA-Afrikë, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane mbi zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën në skenën ndërkombëtare.

“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj, Linda Thomas Greenfield, një mbështetëse e vendosur e vendit tonë, e angazhuar me të vërtetë për avancimin e partneritet mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani në platformën sociale, X.

Ndryshe gjatë këtij samiti, Osmani ka njoftuar se ka pasur rastin të takojë  presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm nga Botswana, Cape Verde, Angola, Sierra Leone, Nigeria, Mauritania, Lesoto, Liberia, Malawi.

“Folëm për bashkëpunimin bilateral dhe mundësitë e rritjes së shkëmbimeve në shumë fusha të interesit të ndërsjellë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore