Osmani në 25 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha: Dhimbja nga moszbardhja e rastit është edhe më e rëndë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25 vjetorin e masakrës ndaj 46 anëtarëve të familjes Berisha, ka kujtuar krimet e kryera nga forcat serbe.
Ajo përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës ka thënë se “dhimbja nga moszbardhja e rastit është edhe më e rëndë”.
“Nga kjo masakër e tmerrshme, Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja, shpëtuan dhe janë dëshmi e brutalitetit të regjimit kriminal serb. Në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të heshtim asnjëherë. Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa në 22 vjetorin e masakrës lokali ku kjo ngjarje kishte ndodhur ishte shndërruar në muze.
Nga masakra e realizuar me 26 mars të vitit 1999 nga forcat paramilitare serbe, të gjallë mbetën vetëm Gramoz Berisha, i cili aso kohe ishte tetë vjeç, nëna e tij, Vjollca Berisha dhe gruaja e axhës, Shyhrete Berisha.
E tërë ngjarja ndodhi vetëm dy ditë pasi NATO filloi bombardimet kundër forcave serbe, ku anëtarët e familjes Berisha, vdiqën nga plumbat dhe mjetet eksplozive që u hodhën brenda këtij lokali që atëherë ishte i braktisur. Pasi ekzekutuan gratë dhe fëmijët që ishin në lokal, forcat serbe, ngarkuan trupat e tyre në një kamion dhe i nisën në drejtim të Prizrenit.
Nga 52 anëtarët sa u vranë gjithsej, 24 prej tyre mbesin akoma të pagjetur, përfshirë këtu edhe motrën e Gramozit, Dafinën, e cila ishte vetëm 16 vjet.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008 krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK).
Nga viti 2008, hetimin e krimeve të luftës e kishte përgjegjësi Misioni Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018 misioni i EULEX-it përfundoi procesin e dorëzimit të dosjeve tek prokuroria dhe gjykatat vendore. Këto raste penale tani janë në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të institucioneve të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia