Lajme

Orë kritike në Ukrainë: SHBA-të zhvendosin shërbimet e ambasadës nga Kiev-i në Lviv


Shtetet e Bashkuara janë në procesin e zhvendosjes së përkohshme të operacioneve të Ambasadës në Ukrainë nga Kiev-i në Lviv.

Kjo, për shkak të përshpejtimit dramatik të ngritjes së forcave ruse.

“Këto masa paraprake të kujdesshme në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen tonë për angazhimin tonë ndaj Ukrainës”, shtoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë.

Sipas zyrtarit amerikan, rruga për diplomacinë mbetet e disponueshme nëse Rusia zgjedh të angazhohet me mirëbesim.

“Ne mezi presim të kthejmë stafin tonë në Ambasadë sapo ta lejojnë kushtet”, përmbylli Blinken.

Autoritetet ukrainase bënë thirrje më herët për një takim me Rusinë.

Takimi pritet të përfshijë dhe anëtarë të tjerë të një grupi kyç të sigurisë evropiane.

Kjo, lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në kufirin e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Rusia kishte injoruar kërkesat zyrtare për të shpjeguar ngritjen e trupave.

Ai tha se hapi tjetër ishte kërkesa për një takim brenda 48 orëve të ardhshme për transparencë në lidhje me planet e Rusisë.

Rusia, nga ana e saj, ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore