Sport

Njihuni me çerekfinalistët e Kupës së Shqipërisë U17 dhe U19


Kupa e Shqipërisë për grupmoshat U17 dhe U19, ka përfunduar me sukses dy turet e para. Shorti për çerekfinalet ishte përcaktuar qartë që në fillim, për të dy grupmoshat.

Nga turi i dytë, për grupmoshat U17 u kualifikuan, Shënkolli, Pepa, Briansi, Vora, Tirana, Akademia e Futbollit, Partizani dhe Labëria.

Në grupmoshat U19, të kualifikuara pas turit të dytë, janë ekipet e Vllaznisë, Shënkollit, Shkëndijës së Tiranës, Laçit, Tiranës, Partizanit, Shkodrës dhe Internacionalit.

Çerekfinalet e U17 do të përballin, Labërin me Shënkollin, Partizanin me Pepën, Akademinë e Futbollit me Briansin dhe Tiranën me Vorën.

Në çerekfinalet e U19, do të ndeshen, Internacionali kundër Vllaznisë, Shkodra kundër Shënkollit, Partizani kundër Shkëndijës së Tiranës dhe Tirana kundër Laçit./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore