Shqipëria

I mbyturi në Shkumbin kishte një muaj që ishte larguar nga banesa


Sipas burimeve të policisë, 27 vjeçari i mbytur në lumin Shkumbin kishte një muaj që ishte larguar nga shtëpia.

Ai dyshohet se vuante nga depresioni dhe familjarët kishin rreth 1 muaj që kishin humbur kontaktet me të.

27 vjeçari, Eridjon Topin u gjet i mbytur në bregun e lumit Shkumbin, në fshatin Jagodinë, në Elbasan.

Trupi i tij u nxjorr i pajetë nga lumi, teksa nuk kishte konstatime për shenja, sipas informacioneve të policisë.

Policia po punon me hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore