Lajme

Nis takimi mes Osmanit, Lajçakut dhe Escobarit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Osmani është takuar edhe të martën me të dërguarin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, kishte shkruar Osmani në Facebook.

Sipas saj, institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe “çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”.

“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, kishte shtuar Osmani.

Albanian Post, ka arritur të nxjerr disa fjali nga ajo çfarë fliste Escobar me Osmanin, para se të dilnin kamerat jashtë e të shtrohej biseda.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore