Stil

Nikoqirja e “BAFTA 2022” ngritë gishtin e mesëm në mes të skenës – ia dedikon Vladimir Putinit


Rebel Wilson - Aktore australiane

Aktorja australiane, e cila edhe ishte nikoqire e sivjetme e ndarjes së çmimeve “BAFTA”, Rebel Wilson ka bërë bujë teksa gjatë prezantimit në skenë, ia ka ngritur gishtin e mesit Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ndërsa, pushtoi skenën e “BAFTA-s” dhe prezantoi performancën muzikore të Emilia Jones – Rebel, theksoi se në skenë ishin edhe dy përkthyes të gjuhës së shenjave – papritmas, ajo ka thënë “Dhe ky është gjesti për Putinin”, duke ngritur gishtin e mesit.

Gjesti i Wilson u duartrokit fuqishëm nga audienca e pranishme në eveniment, ndërsa kjo nuk ishte e vetmja mënyrë që “BAFTA” është solidarizuar me Ukrainën.

Ndërsa doli në skenë për të prezantuar performancën muzikore të Emilia Jones, prezantuesja Rebel shpjegoi se në skenë ishin dy përkthyes të gjuhës së shenjave.

Edicioni i 75-të i ndarjes së çmimeve BAFTA, tregoi një solidaritet mbi Ukrainën, për konfliktin e tyre të vazhdueshëm me Rusinë, ndërsa në një fjalim rasti, kryetari dhe drejtori i programit, Krishnendu Majumdar ka thënë se – “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gazetarët dhe kinematografët të cilët raportojnë me guxim konfliktin dhe krizën humanitare”.

Krishnendu Majumdar.

Për tu prezantuar me listën e fituesve të “BAFTA 2022”, klikoni në këtë link.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore