Lajme

Nga e hëna do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID


Arben Vitia, minister i Shendetesise ne Kosove

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media, tha se nga e hëna do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, kur edhe do të fillojë procesi mësimor.

Në këtë deklaratë, ai bëri të ditur se parakusht për fillimin e mësimit, është që 20 nxënës të jenë prezentë në klasë.

“Procesi mësimor e arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës. Parakusht për prani fizike është prania e 20 nxënësve nëpër klasë”, është shprehur ai.

Vitia gjithashtu, theksoi se gastronomisë i lejohet puna, por, vetëm 50 përqind e shfrytëzimit të hapësirave të brendshme, teksa shtoi se të gjithë klientët dhe stafi i lokaleve duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë

“Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve”, tha ai.

Ndërkaq, në zgjedhjet komunale që do të zhvillohen më 17 tetor, Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar Vitinë si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore