Sport

Neymar shpërndan medaljet për shokët e ekipit (VIDEO)


Zërat janë të shumtë që thonë se Neymar do të largohet nga Paris Saint Germain, por braziliani po duke mjaft i lumtur në kryeqytetin francez.

Ai shënoi dy gola në mbrëmjen e kaluar në Superkupën e Francës, ku ekipi i tij fitoi me rezultat 4:0 ndaj Nantes, derisa, njëri nga golat e tij ishte spektakolar.

Ylli brazilian u përkujdes edhe për ceremoninë e ndarjes së medaljeve, teksa i shpërndau ato për shokët e tij të ekipit.

Kujtojmë që 30-vjeçari ka kontratë me klubin e Parisit deri në verën e vitit 2025, por e ardhmja e tij gjatë këtyre ditëve të verës ishte në ajër, pasi flitej që do të largohet nga parisienët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore