Lajme

Neutraliteti i Ukrainës nuk është më i mundur, sipas Kissinger-it


Rezultati i luftës në Ukrainë nga pikëpamja ushtarake dhe politike do të ndryshojë marrëdhëniet midis vendeve në botë.

Këtë mendim ka shprehur ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kisinger, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

“8 vjet më parë, kur u shfaq ideja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, atëherë shkrova një artikull në të cilin vura në dukje se do të ishte mirë që Ukraina të qëndronte në grupin e vendeve neutrale që u bënë urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Por tani kjo ide ka pushuar së ekzistuari”, theksoi Kissinger.

Ai vuri në dukje se negociatat për përfundimin e luftës ruse kundër Ukrainës duhet të fillojnë brenda një ose dy muajve.

Lufta duhet të përfundojë përpara se të shfaqen pasoja të pariparueshme.

Kissinger shtoi se negociatat duhej të gjenin një linjë që do të kënaqte njëkohësisht nevojën e Ukrainës për sovranitet, të cilën ata po përpiqen ta eliminojnë, si dhe kushtet e marrëdhënieve ruse me Evropën.

Megjithatë, tani, sipas tij, është shumë e vështirë të gjesh një linjë të tillë.

Ukraina tani gëzon mbështetje të gjerë globale në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus.

Por, sipas ish-kryeministrit finlandez Alexander Stubb, situata mund të ndryshojë shumë shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore