Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për unazën e mesme – synohet zhbllokimi i trafikut në Prishtinë


Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Të premten e 22 prillit,  është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit për unazën e mesme të kryeqytetit.

Sipas institucionet, kjo do t’i hapë rrugët e zhbllokimit të trafikut në Prishtinë.

Ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu, deklaroi se trafiku në Prishtinë është i ngarkuar dhe është ndër sfidat më të mëdha.

“Meqenëse e ka planin e qëndrueshëm të mobilitetit, ai kërkon aplikim të shpejtë dhe radikal nëse dëshirojmë që qyteti të lirohet”, ka thënë Aliu në një konferencë për media.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht është duke u zhvilluar faza e përgatitjes së implementimit të projektit.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar jetik këtë projekt.

Sipas tij, projekti do të jetë në përfundim e sipër në fund të vitit e “sipas të gjitha gjasave do të fillojë vitin e ardhshëm”.

Financuese e këtij projekti është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Është projekt jetik i kryeqytetit dhe është fillimi i projekteve të mëdha në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Në fushatën e tij zgjedhore, Rama kishte premtuar se unaza e mesme është e paraparë që të nisë nga Veterniku te Zona Industriale dhe deri në Qendrën e Panaireve.

Gjatë javëve të fundit për trafikun në kryeqytet janë bërë disa testime.

Ndërsa është thënë se do të testohet edhe shndërrimi i unazës qendrore në qytetet në qarkore njëkahshëshe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore