Sport

Në dyshim e ardhmja e Salah te Liverpool


Liverpool po përballet me një dilemë për të ardhmen e Mohamed Salah këtë verë. Ekziston një ndjenjë brenda skuadrës së Liverpool që Salah po shikon një sfidë të re në një skuadër tjetër, dhe ndërmjetësuesit që kanë punuar ngushtë me klubin më parë kanë shprehur privatësisht besimin se një transferim mund të jetë i mundur, kanë shkruar ESPN.

Po ashtu, e ardhmja e Salah do të ndikohej pjesërisht nga mënyra se si Liverpool do përfundoi sezonin, duke pasur nevojë të ndalojë një rënie alarmante në Premier League dhe duke ndjekur edhe një finale tjetër në Ligën e Kampionëve.

Por, “Reds” janë të qetë për situatën e Salah, pasi 28 vjeçari ka edhe dy vjet të tjera me ekipin e Liverpool.

Liverpool përballet me Real Madrid në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve më 6 Prill.

Këtë javë, Salah u intervistua nga gazeta spanjolle Marca, ku ai la derën hapur për të luajtur në Spanjë. Por kjo do të përfaqësonte një përpjekje të gjerë nga dy klubet e mëdha të La Ligës për të mbledhur fonde për të tunduar egjiptian larg Merseyside.

Dinamika do të ndryshonte nëse Salah do të kërkonte një lëvizje nga Liverpool. Nuk ka pasur asnjë informatë, nëse klubi do t’i ofrojë atij një kontratë të re dhe kjo bën të dyshohet për një të ardhme të Salah larg Liverpool.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore