Jetesë & Stil

Ndryshime të vogla, por me stil


Shtëpia është një nga hapësirat më të dashura për ne. Ndaj një arredim i bukur dhe i rehatshëm, është gjithçka që na nevojitet. Shijet kane ndryshuar nga viti në vit por ka disa detaje që i japin shkëlqim tjetër shtëpisë fare lehtë.

Njëra prej tyre është veshja e mureve. Kjo hyn në ato vendime që trajtohen si më pak të rëndësishme gjatë arredimit të një shtëpie. Ndërkohë që kjo zgjidhje përpos faktit qe ka vlerë nga ana estetike, mund të ndihmojë në fshehjen e disa situatave të pakëndshme. Të tilla si prezenca e lagështisë apo defekte të tjera të vogla.

Këto janë pikërisht ato lloj taktikash që bëjnë diferencën. Për ta kuptuar këtë është e mjaftueshme të krahasosh një mur të bardhë dhe një mur të veshur që valorizohet. Zgjedhjet e shumta që tregu ofron mund të na krijojnë dyshime. Por disa nga aspektet që duhen menduar janë madhësia e dhomës, sasia e dritës dhe mobilimi në përgjithësi.

Këshilla si të arrini ndryshimin lehtë dhe bukur.

Fuqia e lules

Vitet e fundit letrat e murit janë në rritje e sipër, me motive moderne dhe tërheqëse. Ato mund të vendosen me dorë ose janë të pajisura më finitura duke i bërë të përshtatshme dhe për ambiente me lagështi.

Jo vetëm në tualet

Mund ta quajmë, mania e mozaikut. Kjo është tendenca për të përdorur veshje të formatit të vogël, me finitura më shkëlqim, pasqyrë e kështu me radhë.

Mix materialesh

Dru, mermer, çimento materiale të ndryshme për t’i dhënë identitet murit. Sigurisht, këto janë materiale që e kthejnë të gjithë shtëpinë në një pamje të re.

Piktura efekt dërrasë e zezë

Për një shtëpi lozonjare dhe e prirur ndaj shndërrimeve, përdorimi i bojës me efekt dërrasë e zezë është letra e duhur për t’u përdorur.

Origjinaliteti i çimentos

Kur synojmë të kemi një sipërfaqe të ashpër me pamje të sertë dhe jo të rregullt, nuk ka më mirë së sa veshja me çimento. Është një metodë shumë e përhapur dhe jo vetëm në ambiente publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore