Sport

Ndeshjet e së dielës për kualifikimet e Kupës së Botës


Ndeshjet e së dielës për kualifikimet e Kupës së Botës do jenë shumë interesante, ku do luajnë edhe Shqipëria me Kosovën.

Shqipëria do të përballet me Hungarinë në ora 18:00, ku lufton për tre pikë shumë të rëndësishme në Grupin I.

Shqipëria radhitet e katërta me 6 pikë, ndërsa Hungaria është në vendin e tretë me 7 pikë.

Anglia prijnë bindshëm me 12 pikë në grup dhe do luajnë kundër Andorrës për të arritur kuotën e 15 pikëve.

Polonia po ashtu do luaj përballë San Marino-s të cilët nuk kanë asnjë pikë në Grupin I.

Në anën tjetër Kosova do të ndeshet me Greqinë, për të iu afruar Spanjës, të cilët janë në pozitën e dytë në Grupin B.

Kosova momentalisht radhitet e treta me 3 pikë, ndërsa Greqia e katërta me 2 pikë.

Spanja do luajnë kundër Georgjisë, të cilët kanë vetëm një pikë gjatë katër ndeshjeve.

Një nga derbit më të mëdhenj të ditës së diele, do jetë ajo mes Italisë dhe Zvicrës e Grupit C, e cila fillon në 20:45.

Dueli tjetër në Grupin C, do luhet mes Bullgarisë e cila ka 2 pikë dhe Lituanisë që nuk ka asnjë fitore ose barazim.

Në këtë grup, Italia radhitet e para me 10 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 6 pikë.

Në Grupin E, të parët do përballën Bjellorusia me Uellsin në ora 15:00.

Dy skuadrat kanë nga tre pikë, dhe do kërkojnë t’i dyfishojnë pikët në këtë duel.

Ndeshja më interesante e këtij grupi do jetë mes Belgjikës dhe Republikës Çeke, të cilët radhiten në pozitat një dhe dy me 10 pikë dhe 7.

Grupi J do ketë duele dramatike po ashtu ku do luajnë Gjermania me Armeninë, Maqedonia e Veriut me Islandën dhe Rumania me Litenshtajnin.

Armenia radhitet e para me 10 pikë, ndërsa menjëherë pas saj është Gjermania me nëntë, dueli mes këtyre dy skuadrave do të përcaktojë vendin e parë në këtë grup.

Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut ka shtatë pikë dhe do përballet kundër Islandës, e cila ka tre pikë.

Dueli i fundit në këtë grup është mes Rumanisë që radhitet e katërta me 6 pikë dh Litenshtajn-it që ende nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës.

Ndeshjet sipas grupeve dhe orarit të së shtunës të kualifikimeve të Kupës së Botës “Qatar 2020”, janë këto:

Grupi B

20:45 Kosova – Greqia

20:45 Spanja – Gjeorgjia

Grupi C

18:00 Bullgaria – Lituania

20:45 Zvicra – Italia

Grupi E

15:00 Bjellorusia Uellsi

20:45 Belgjika – Republika Çeke

Grupi I

18:00 Shqipëria – Hungaria

18:00 Anglia – Andorra

20:45 San Marino – Polonia

Grupi J

18:00 Islanda – Maqedonia e Veriut

20:45 Gjermani – Armeni

20:45 Rumania – Litenshtajni

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore