Sport

Nadal kalon me lehtësi në raundin e tretë të “Australian Open”


Rafal Nadal ka kaluar me lehtësi në raundin e tretë të “Australian Open”, pasi që mposhti me lehtësi gjermanin Yannick Hanfmann, me rezultat 3:0 me sete ( 6-2, 6-3, 6-4).

Hafmann arrit t’i mbrojë katër meç poena, përfshirë edhe shërbimet e Nadal-it, para se spanjolli ta siguronte fitoren në Rod Laver Arena.

Tenisti spanjoll edhe njëherë tregoi se është një nga favoritët për të triumfuar në këtë Grand Slam.

Ai e ndërpreu sezonin e tij në vitin 2021 për shkak të një dëmtimi në këmbë, por ka bërë një rikthim të fortë, duke fituar turneun e tij të parë në përgatitjen e Australian Open.

Në raundin e tretë, Nadal do të përballet me fituesin e duelit mes Karen Khachanov dhe Benjamin Bonzi.

Kurjojmë që Rafal Nadal aktualisht qëndron në pozitën e pestë ne renditjen botërore të tenisit, derisa kundërshtari që e mposhti në këtë raund, ishte në vendin e 126-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore