Lajme

Myanmar/ Ushtria tajlandeze ndalon furnizimin me oriz për forcat e armatosura


Ushtria e Tajlandës nuk pranon të furnizojë me oriz njësitë e Forcave të Armatosura të Myanmar-it.

Pas grushtit të shtetit të 1 shkurtit dhe protestave të përgjakshme si reagim ndaj tij, ushtria e Myanmar-it është duke u përballur me “dënim ndërkombëtar”.

Media tajlandeze, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë që thoshte se “ishte me urdhër të qeverisë Thai”, raportoi se ushtria kishte furnizuar me 700 thasë oriz njësitë e ushtrisë së Myanmar-it, në kufirin lindor.

Gjenerali Amnat Srimak u shpreh se po zhvillohet tregti e rregullt në pikat kufitare.

“Ne nuk e bllokojmë transportin, nëse kjo nuk bie në kundërshtim me ligjin dhe ndjek procedurat doganore”.

Media njoftoi se njësitë ushtarake në Myanmar kishin ndaluar furnizimet pranë kufirit nga Forcat e Unionit Kombëtar Karen (KNU). Një grup kryengritës i pakicave etnike, që ra dakord për një armëpushim me qeverinë e Myanmar-it në 2012-n.

KNU ka dhënë mbështetjen për Myanmar-in dhe ka dënuar grushtin e shtetit.

Kriza ekonomike në Myanmar

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara është shprehur se njerëzit, pavarësisht problemeve ekonomike të pandemisë, po përballen me rritje dyfish të çmimeve tek ushqimet bazike.

WFP, pas grushtit të shtetit muajin e kaluar, ka paralajmëruar për një krizë ekonomike “shumë serioze” në Myanmar.

Çmimi me pakicë i vajit të palmës është rritur 20% që nga fillimi i shkurtit në qytetin kryesor, Yangon, ndërsa çmimi i orizit atje dhe në Mandalay është rritur me 4% vetëm në tri javët e fundit.

Në disa lagje në shtetin Kachin, të tilla si Bhamo dhe Putao, çmimi i orizit u rrit deri në 35%.

Kostoja e karburantit është rritur 15% në të gjithë vendin që nga 1 shkurti, ndërsa në veri të qytetit Rakhine, çmimi i benzinës është rritur me 33%.

E diela e përgjakshme

Të dielën e 14 marsit, u shënua dita më e përgjakshme e protestave në Myanmar-it, pasi u vranë 39 civilë dhe u dogjën fabrikat e financuara nga kinezët.

Forcat e Sigurisë së gjeneralit Min Aung Hlaing vranë 22 protestues në Hlaingthaya, në perëndim të qendrës së qytetit ku u sulmuan fabrikat, si dhe 16 të burgosur dhe një polic u vranë.

Grushti i shtetit në Myanmar

Ushtria e Myanmarit ka marrë në dorë vendin me anë të një grushti shteti, duke arrestuar kancelaren Aung San Suu Kyi dhe pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ky grusht vjen pas disa ditësh tension mbi rezultatin e zgjedhjeve të fundit të nëntorit 2020.

Kancelarja 75-vjeçare Aung, presidenti Win Myint dhe pjesëtarë të tjerë Ligës Kombëtare për Demokraci u arrestuan në rezidencën qeveritare të kryeqytetit, Naypyidaw.

Drejtuesit e ushtrisë deklaruan se kanë marrë kontrollin e shtetit. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Myanmar. Pushteti i përkohshëm i ka kaluar gjeneralit Min Aung Hlaing.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore